Lajmet

Google Maps me veçori të reja

Jun 2 2012
0 Shpërndarje
Google Maps me veçori të reja

Kohëve të fundit ka pasë shumë spekulime rreth iniciativës së Apple për sistemin e ri të hartave në iOS 6, që siç thuhej do t’i bëjnë konkurrencë Google Maps, veçanërisht me C3 Technologies. Dhe sigurisht, që rreth këtyre spekulimeve do të mësojmë më shumë në konferencën WWDC, por Google sapo ka njoftuar se do të organizoj një ngjarje për Google Maps me 6 qershor ku do të prezantoj “dimensionin e ri të Google Maps.”

Dhe koha është shumë e shkurtër, konferenca e WWDC do të mbahet me 11 qershor, derisa Google do të shfaqë veçoritë e reja të hartave të veta me 6 qershor. Dhe qysh tani mund të supozojmë për harta me pamje 3D, të ngjashme me ato që ka punuar C3 Technologies.

Fraza “dimensioni i ardhshëm i Google Maps” së bashku me këndin e fotografisë sigurisht që i japin peshën e duhur kësaj teorie.

Thashethëmet kanë sugjeruar se Apple do të ridizajnoj aplikacionin Maps në iOS 6, me një ndërfaqe më të mirë si dhe një skemë më të theksuar ngjyrash. Dhe jo vetëm kaq, por gjithashtu ishte thënë se kompania do të heq pëkrahjen për Google Maps dhe në vend të kësaj do të implementoj zgjidhjen e vet të hartave pas përvetësimit të C3 Technologies, Placebase, dhe Poly9. Elementet e rrjedhura të ndërfaqës së përdoruesit sugjerojnë një ndërfaqe më të thjeshtë, si dhe një formë të terrenit në 3D. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>