Lajmet

Google Maps në Android dhe iOS ruan vendin e parkimit të makinës

Apr 26 2017
0 Shpërndarje
Google gjithashtu do ju lajmërojë për momentin e largimit të makinës nga vendi i parkimit për të shmangur gjobat apo pagesat shtesë. Google Maps në Android dhe iOS ruan vendin e parkimit të makinës Photo Source: CNBC

Debutoi muajin e kaluar në versionin beta dhe tashmë ka mbërritur edhe në versioni zyrtar të aplikacionit. Google zyrtarisht ju vjen në ndihmë të kujtoni vendin e parkimit të makinës me aplikacionin e hartave Maps.

Nga dita e sotme ky opsion do të jetë i disponueshëm në Android dhe iOS. Në Android përdoruesit duhet të klikoni pikën në ngjyrë blu e cila tregon vendodhjen aktuale dhe më pas të klikoni opsionin “Save Your Parking.” Po në një ndërtesë me disa kate parkimi?

Google gjithashtu do ju lajmërojë për momentin e largimit të makinës nga vendi i parkimit për të shmangur gjobat apo pagesat shtesë. Dhe nuk përfundon këtu sepse mund të shtoni foto të vendit të parkimit.

Njësoj funksion edhe në iOS. Vlen të theksohet se më parë Google ka ofruar përkujtues të vendit të parkimit. Në iOS, Google Maps ofron një gjurmim automatik të vendit të parkimit nëse keni përdorues lidh telefonin me Bluetooth-in e makinës.

Pak muaj më parë Google lançoi një tjetër funksion, atë të parashikimit të gjendjes së një vendi parkimi dhe disponueshmërisë së tij në një destinacion të caktuar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>