Lajmet

Google Maps në desktop tashmë tregon përmasat reale të hapësirave tokësore

Aug 3 2018
0 Shpërndarje
Hartat e sotme bazohen në projektimin Mercator, i cili tregon madhësinë reale vetëm për hapësirat në ekuator. Google Maps në desktop tashmë tregon përmasat reale të hapësirave tokësore

Hapni Google Maps dhe filloni të zgjeroni pamjen. Gradualisht do të vini re se harta nuk është më e sheshtë por një glob interaktiv.

Zgjerojeni plotësisht imazhin toka do të prezantohet si një glob ku hapësira tokësore kanë përmasat e tyre reale.

Siç edhe Google e thotë, ishulli i Grenlandës nuk është në madhësinë e Afrikës.

Por për ta kuptuar më mirë ju ftojmë të ndiqni një video sqaruese publikuar nga Vox për të mësuar atë çfarë Google kërkon të tregojë.

Në hartat e sheshta është e pamundur të tregohet madhësia reale. Objektet në veri dhe jug deformohen duke u zmadhuar ndërsa ato në pjesët ekuatoriale ngushtohen.

Hartat e sotme bazohen në projektimin Mercator, i cili tregon madhësinë reale vetëm për hapësirat në ekuator.

Tashmë Google Maps i përdorur në desktop tregon përmasat reale të hapësirave tokësore. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>