Lajmet

Google Maps: Një dekadë transformimi të hartave dixhitale

Feb 10 2015
0 Shpërndarje
Google Maps: Një dekadë transformimi të hartave dixhitale

3b6f0b71-adc0-4021-9939-66a2ddb9a36d-1020x612Një dekadë më parë hartat dixhitale dhe përdorimi në masë i smartfonëve, ndryshuan mënyrën se si ne navigojmë dhe udhëtojmë. Sot, telefonat dhe kompjuterat janë ata që na orientojnë në udhëtimet tona. Aplikacionet e ngjashme me Google Maps janë kthyer në një vegël shumë e rëndëishme për njerëzit që kanë humbur sensin e drejtimit.

b504e491-8c58-4277-8be5-dbcbd10139fe-620x372Tim Berners Lee krijoi në vitin 1993 hartën e parë dixhitale, por Google Maps solli përdorimin në masë të hartave dixhitale. Në vitin 2004, vëllezërit danezë shkuan në kompaninë Google me një ide të madhe. Ata donin të ndërtonin një ueb që nuk do ti ofronte njerëzve vetëm harta statike por edhe interaktive duke i orientuar ata. Google duket se i pëlqeu ideja dhe bleu kompaninë e tyre e quajtur Where 2 Technologies së bashku me një kompani të dytë të quajtur Keyhole, e cila do të merrej me zhvillimin e softuerit vizual që do të finalizohej në fund me një produkt si Google Earth. Si fillim u krijua një skuadër me 50 veta që do të punonin mbi këtë projekt.

Google Maps u lançua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 8 shkurt të vitit 2005 ku pasoi Mbretëria e Bashkuar dy vite më vonë. Në këtë kohë Google Maps nuk ishte harta e parë dixhitale në treg. Yahoo kishte lançuar në vitin 2004 shërbimin e saj të hartave dixhitale, Yahoo Maps. Me vonë gjatë vitit 2005 Google solli transportin publik dhe imazhet satelitore në këtë shërbim. Qëllimi i Google ishte të përfshinte botën në një hartë të vetme. Larry Page ka deklaruar se të dhënat dhe informacionet që shoqërojnë vendodhje të ndryshme në hartë janë një element kyç në organizimin e infomacioneve për gjithë botën.

Ndërkohë që modaliteti Street View u cilësua si një nga karakteristikat më kontroversale por popullore në Google Maps. Ky shërbim u lançua në vitin 2006 në Shtetet e Bashkuara dhe në 2008 në Europë, Japoni dhe Australi. Ky shërbim konsiston në kapjen e fotove nga çdo rrugë duke përdorur një kamera të veçantë 360 gradëshe që ndodhet mbi një makinë. Çdo makinë e tillë është e pajisur me një sërë sensorësh, kjo do të thotë që Google nuk ka më nevojë për një kompani të tretë për të marrë të dhëna. Kamerat fotografojnë gjithashtu sinjalistikën rrugore, numrat e shtëpive dhe të dhëna të tjera që nuk mund të merren nëpërmjet satelitit.

2c413e0e-28ac-4415-b7fc-23fff493fae6-1020x612Padyshim një pikë tjetër e rëndësishme në historinë e Google Maps është dhe debutimi i këtij shërbimin në një smartfon Apple. Google Maps u instalua në vitin 2007 në iPhonin e parë të Apple në një kohë shumë të ndryshme nga sot kur Google dhe Apple janë rivalë me njeri tjetrin. Por ky shërbim po përballet gjithnjë e më shumë me një konkurencë të fortë. Disa firma kanë krijuar aplikacione si Citymapper të cilat përdorin të dhënat e Google Maps, ndërkohë shërbime të tjera kanë krijuar burimet e tyre.

5499359508_d2503ae162_o-620x372Në vitin 2012 Apple vendosi mos ofronte më mbështetje për Google Maps duke e bërë atë të padisponueshëm në pajisjet e saj për shkak të krijimit të Apple Maps. Megjithatë shërbimi Bing Maps i Microsoft solli karakteristika të reja që e vunë atë në avantazh përpara Google dhe Apple. Nokia në vitin 2007 bleu prodhuesin më të madh të hartave të të dhënave automotive Navteq të cillin e ka përdorur për tu shitur harta kompanive të tjera ai Garmin, BMW dhe Amazon. Një ekzekutiv i Google shprehet se lufta e hartave nuk ka mbaruar por ajo do të vazhdojë gjithmonë. Çelësi është aktualizimi dhe saktësia që duhet të ofrojë shërbimi.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>