Lajmet

Google Maps mundëson përdoruesve shpërndarjen e vendndodhjes në Android dhe iOS

Mar 22 2017
0 Shpërndarje
Vendodhja dhe informacioni mund të ndahet përmes Google Maps, SMS dhe çdo aplikacioni tjetër komunikimi. Ndarja e vendodhjes funksionon në Android por edhe iOS. Google Maps mundëson përdoruesve shpërndarjen e vendndodhjes në Android dhe iOS Photo Source: Reuters

Ditën e mërkure gjigandi i motorit të kërkimit publikoi një veçori të re në Google Maps quajtur “location sharing,” nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të ndajnë vendodhjen e tyre për një periudhë të caktuar – 15 minuta deri në 3 orë.

Por nuk përfundon këtu sepse ju mund të ndani edhe rrugëtimin nga një pikë tek një tjetër dhe miqtë tuaj mund të shohin progresin që keni bërë.

Për më tepër mund të kryeni veprime edhe me vendndodhjen e mikut tuaj duke i dhënë drejtime të cilat e dërgojnë drejt jush apo një restoranti.

Vendndodhja dhe informacioni mund të ndahet përmes Google Maps, SMS dhe çdo aplikacioni tjetër komunikimi. Ndarja e vendodhjes funksionon në Android por edhe iOS.

Përditësimi më i fundit tregon ambiciet e Google të cilat shtrihen përtej një aplikacioni hartash. Me mbi 1 miliard përdorues, Google Maps është shndërruar në një aplikacion rekomandimesh dhe informacioni në kohë reale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>