Lajmet

Google Maps për Android tashmë liston eventet e ardhshme në vendndodhje të caktuara

Mar 17 2014
0 Shpërndarje
Google Maps për Android tashmë liston eventet e ardhshme në vendndodhje të caktuara

Google_Maps_Events_Android-578-80Google ka lançuar një version të ri të Google Maps për Android, i cili përveç se tregon rrugën, liston edhe eventet e ardhshme në destinacionin përkatës. Aplikacioni do të shërbejë si një guidë tepër praktike për ata që janë në kërkim të një eventi në fundjavë. Gjithashtu është e mundur që përdoruesit të kërkojnë për tipe të caktuara eventesh dhe të shohin nëse organizohet një i tillë pranë tyre.

Ky funksionalitet mund të përmirësohet më vonë duke lejuar përdoruesit që në vend të kërkimit të rrugëve specifike, të kërkojnë direkt për evente që organizohen aty pranë. Në këtë mënyrë do të jetë e mundur që të përftohen menjëherë udhëzimet për të shkuar në rrugën përkatëse.

Ndoshta Google ka në plan që këtë funksionalitet t’a integrojë në versionin e ardhshëm të Google Maps. Gjithsesi, mund të themi se aktualisht përdoruesit e Android disponojnë një opsion të ri të dobishëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>