Lajmet

Google Maps për iOS, mund të shkeli ligjin evropian për mbrojtje të të dhënave

Dec 17 2012
0 Shpërndarje
Google Maps për iOS, mund të shkeli ligjin evropian për mbrojtje të të dhënave

Google mapsJo çdokush ishte euforik kur Google Maps u paraqit për iOS më herët gjatë kësaj jave. Le të marrim si shembull Qendrën e Pavarur për Mbrojtje të Privatësisë në Schleswig-Holstein, Gjermani.

Computerworld foli me komisioneren e organizatës për privatësi dhe informacion, Marit Hansen, e cila shfaqi shqetësime për shpërndarjen e të dhënave për vendndodhjen.

Duke e pasur këtë opsion të lëshuar vetvetiu, thotë Hansen, ai shkel ligjin evropian për mbrojtje të të dhënave. Kur të shkarkojnë aplikacionin Google Maps për iOS, përdoruesit fillimisht shohin informacionin për vendndodhje.

“Të dhënat për lokacion anonim do të grumbullohen nga shërbimi për lokacion i Google dhe do të dërgohen tek Google dhe mund të ruhen në pajisjen tuaj,”- paralajmërohen përdoruesit.

Dhe, siç shkruan Hansen, Google tashmë ka marrë vendim që të pajtohet për ju. Thjesht “pajtohu & vazhdo” pa ndonjë vështrim, apo jo?

Ajo për të cilën më së shumti polemizon Hansen është që përdorimi i “anonimitetit” nga Google është keq drejtues. “I tërë informacioni në dispozicion shpie tek posedimi i identifikuesve që lidhen me përdorues,”- tha ajo për Computerworld.

Google mapHansen shtoi që kjo do t’ia mundësonte Google-it që të përgjojë disa lokacione, duke çuar kështu tek supozimi i saj se “të dhënat për lokacionet anonime” do të konsiderohen si “të dhëna personale” sipas ligjit evropian.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Google do të binte ndesh me ligjin evropian për privatësinë.

Në mars, Bashkimi Evropian e quajti të paligjshëm një ndryshim të rregullave të privatësisë së ndërmarrjes.

Në Gjermani posaçërisht, autoriteti në Hamburg për mbrojtje të të dhënave tha se ndjeheshin të “mashtruar” pasi FCC tregoi që Google qëllimisht kapte të dhënat për WiFi të njerëzve me veturat e veta që bridhnin në rrugë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>