Lajmet

Google Maps për iOS shkarkohet më shumë se 10 milionë herë

Dec 18 2012
0 Shpërndarje
Google Maps për iOS shkarkohet më shumë se 10 milionë herë

Vetëm disa ditë pasi doli versioni i hartave për iOS, aplikacioni është shkarkuar më shumë se 10 milionë herë.

Kjo shifër është konfirmuar nga zyrtarët e lartë të kompanisë Google.

“Më shumë se 10 milionë shkarkime të Google Maps për iOS kanë ndodhur në fundjavën e parë të lançimit të aplikacionit mobil, në më pak se 48 orë”,-tha Jeff Huber, zëvendës president i kompanisë.

“Ne jemi shumë të kënaqur për pritjen pozitiv të Google Maps për iPhone, në gjithë botën. Urime për ekipin e Maps”-u shpreh ndër të tjera Huber.

Kompania Google nxjerri aplikacionin për harta në iOS, të mërkurën e javës që kaloi.

Gjatë muajve të fundit qarkullonin fjalë për ofrimin e këtij shërbimi nga kompania gjigante Google, por tashmë përdoruesit në gjithë botën e kanë të disponueshëm aplikacionin për shkarkim.

Lëshimi i këtij aplikacioni duket ti ketë kënaqur përdoruesit, pas dështimit që pati kompania Apple me versionin e saj të hartave dhe kritikave të shumta që mori nga përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>