Softuer

Google Maps përcjell transportin publik

Jun 10 2011
0 Shpërndarje
Google Maps përcjell transportin publik

Kjo është sepse Google ka bërë partneritet me katër qytete në SHBA dhe dy qytete në Evropë të fus një veti transite të drejtpërdrejtë  në Google Maps që do të ju njoftoj nëse treni apo autobusi juaj do të vonohet.

Në themel kjo funksionon kështu: Ju e hapni Google Maps dhe shtypni në stacioni ku udhëtoni. Kur të shtypni në stacion juve do të ju jepet një listë e trenave apo autobusëve që janë vonuar si dhe regjistrin se kur janë nisur dhe kur pritet të arrijnë në stacionin tuaj. Katër qytetet amerikane që do të jenë pjesë të programit në fillim janë Boston, Portland, San Francisco, dhe San Diego. Google thotë që ata janë duke punuar dhe me autoritet tjera të transportit publik që të “ndihmojnë ata duke ofruar të dhëna të drejtpërdrejta për më shumë njerëz në më shumë qytete.”

Google deklaroi që juve do tu nevojitet versioni i fundit në Google Maps në shfletuesin tuaj mobil që të qaseni në këtë shërbim, i cili sipas kompanisë kërkon versionin Android 1.6 ose më të lartë. Ky shërbim shtesë është i pranishëm edhe në kompjuterë desktop që kanë qasje në Google Maps. /cio.al

 

Lajmet e fundit>