Lajmet

Google Maps përditësohet për iOS, shton filtra për restorantet dhe informacion mbi motin

Jan 15 2015
0 Shpërndarje
Google Maps përditësohet për iOS, shton filtra për restorantet dhe informacion mbi motin

Google-maps-iOSPas përditësimit të madh për të cilin ju lajmëruam lidhur më Google Translate, tashmë kompania ka bërë gjithashtu disa përmirësime edhe për aplikacionin e saj Maps për iOS. Google ka shtuar filtra të rinj lidhur me restorantet për t’ju ndihmuar të gjeni një vend të përkryer për të ngrënë një drekë apo darkë, ashtu si dhe informacione lidhur me motin.

Ky përditësim i Google Maps ju ndihmon të kërkoni në gamën e restoranteve lidhur me shijen tuaj dhe mjafton të shkruani llojin e ushqimit që dëshironi të konsumoni në një vakt të caktuar dhe të gjithë sugjerimet do t’ju ndihmojnë për një zgjidhje të shkëlqyer. Për më tepër, një karakteristikë tjetër është edhe informacioni lidhur me motin në çdo vend të botës. Gjithçka që duhet të bëni është të gjeni qytetin në hartë, të klikoni në kartelën e informacionit mbi motin dhe gjithçka që dëshironi të dini shfaqet direkt për ju. Një karakteristikë tjetër është edhe mundësia e shtimit të drejtimeve tranzit në kalendarin tuaj, për t’ju ndihmuar në rastet kur ndodheni në një lokacion jo shumë të njohur.

Përmirësime të tjera në këtë version mund të përmendim edhe aftësinë për të cilësuar në hartë pikat tuaj fillestare dhe destinacionin. Ky përditësim i ri është i disponueshëm të shkarkohet që në këtë moment në App Store, dhe si gjithmonë, është pa pagesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>