Lajmet

Google Maps përditësohet për iOS

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
Google Maps përditësohet për iOS

Google lançoi versionin e përditësuar të softuerit që ofron shërbimin e hartës (Google Maps) për iOS të Apple.google maps

Një prej veçorive të reja do të jetë integrimi me listën e kontakteve që përdoruesi ka regjistruar në llogarinë e vet në Google që do të mundësojë më pas shfaqjen e adresave që keni ruajtur me Google.

Në këtë version të përmirësuar është shtuar gjithashtu dhe një opsion tjetër në menunë e kërkimit që do të lehtësojë lokalizimin e vendeve më të afërta që mund t’iu intereojnë si p.sh restorante, pika karburanti, kinema apo bar kafe.

Kërkimi i ketyre objekteve ka qënë i mundur edhe më parë, por tani nuk do të jetë fare e nevojshme që ta bëni ju këtë kërkesë duke shkruar pasi gjithçka do të shfaqet automatikisht.

Një risi tjetër e këtij versioni është edhe opsioni i kalimit lehtësisht midis kilometrave dhe miljeve pavarësisht se në çfarë vendi jeni.

Gjithashtu ky aplikacion u publikua edhe në disa vende të tjera si: Egjipt, Lebanon, Arabi Saudite etj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>