Lajmet

Google Maps ridizenjon seksionin Explore për të lehtësuar gjetjen e restoranteve

Jun 27 2018
0 Shpërndarje
Meqenëse shumica e njerëzve nuk i vlerësojnë restorantet në Google Maps, ajo duhet të mësojë bazuar në llojet e restoranteve që vizitoni. Google Maps ridizenjon seksionin Explore për të lehtësuar gjetjen e restoranteve

Google Maps është duke u përditësuar dhe ky përditësim do të bëjë më të lehtë gjetjen e rekomandimeve për për të vizituar restorante dhe vende të tjera. Në iOS dhe Android, tani do të shihni një version të ridizenjuar të skedës Explore që shfaqet në fund të aplikacionit kur ta hapni atë.

Ekrani i ri fillon me butona të mëdhenj që ju lejojnë të hyni në kategori që dëshironi të njihni më shumë – kafenetë, bare sportive, vende muzikore- dhe vazhdon me listat e restoranteve popullore, ngjarjet e ardhshme dhe aktivitetet popullore, si një vizitë në muze.

Përditësimi gjithashtu shton skedën For You, e cila duket pak si një faqe lajmesh për restorantet lokale. Ajo që duket sikur mund të jetë më e dobishme, nëse funksionon, është se Google tani do të vlerësojë restorantet bazuar në atë se sa mendon se do t’i pëlqeni.

Meqenëse shumica e njerëzve nuk i vlerësojnë restorantet në Google Maps, ajo duhet të mësojë bazuar në llojet e restoranteve që vizitoni.

Vlerësimet nuk shfaqen për të gjitha restorantet; Nuk është e sigurt nëse kjo është vetëm për shkak se funksioni është i ri, ose nëse disa restorante thjesht nuk kanë të dhëna të mjaftueshme. Në lançim, disa nga karakteristikat do të jenë paksa të ndryshme midis iOS dhe Android.

Ngjarjet dhe aktivitetet e rekomanduara, për shembull, nuk janë të pranishme në iOS. Seksioni i aplikacionit For You është gjithashtu i kufizuar në vende të caktuara – SHBA, Britani të Madhe, Kanada, Australi dhe Japoni – për momentin.

Google ka shumë më tepër për Maps, duke përfshirë drejtime të realitetit të shtuar dhe disa karakteristika sociale për të vendosur për restorantet me miqtë. Aplikacioni ka qenë gjithmonë i dobishëm për gjetjen e restoranteve aty pranë, por jo domosdoshmërisht për zgjedhjen mes tyre dhe për të gjetur një kuptim për opsionet. Me përditësimin e sotëm, duket sikur Google është duke lëvizur më afër në atë drejtim dhe duke ndërtuar shërbimin si një konkurrent i Yelp. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>