Lajmet

Google Maps së bashku me vendodhjen shpërndan edhe gjendjen e baterisë

Aug 3 2018
0 Shpërndarje
Së pari zbuluar nga Android Police, niveli i baterisë së mikut tuaj do të përfshihet në grupin e informacioneve që merrni kur ata ndajnë vendndodhjen e tyre me ju. Google Maps së bashku me vendodhjen shpërndan edhe gjendjen e baterisë

Për njerëzit që përdorin Google Maps për të marrë udhëzime ose për të ndarë me lehtësi vendndodhjen e tyre me miqtë dhe familjen, një veçori e re po fillon të futet në aplikacion.

Së pari zbuluar nga Android Police, niveli i baterisë së mikut tuaj do të përfshihet në grupin e informacioneve që merrni kur ata ndajnë vendndodhjen e tyre me ju.

Është një shtesë e dobishme për mbajtjen e kontakteve me miqtë tuaj dhe për tu siguruar që ata janë të sigurt.

Kur ndani vendndodhjen tuaj me dikë në aplikacionin Google Maps, ajo do të shfaqet në hartën e mikut tuaj dhe pastaj ata mund ta përdorin atë informacion për të marrë udhëzime se ku ju ndodheni.

Me përditësimin e ri dhe përfshirjen në të të kohëzgjatjes së baterisë, është e lehtë të kuptoni se përse dikush nuk ju ka thirrur t’iu tregojë se ka  humbur ose se më në fund ka arritur në destinacion, sepse do të mund të keni informacion se sa është niveli i baterisë së mikut tuaj.

Tani, nuk do të jeni të shqetësuar për vendndodhjen e dikujt duke ditur nivelin e baterisë së telefonit të mikut tuaj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>