Lajmet

Google Maps së shpejti për iPhone

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
Google Maps së shpejti për iPhone

Google po përgatit Google Maps për iPhone, duke u ofruar klientëve të pakënaqur me Apple Maps një mundësi më të mirë për harta, raporton një burim.

Wall Street Journal raporton nga “një person që është në dijeni të drejtpërdrejtë me çështjen” se Google po shpërndan një version test për njerëzit jashtë kompanisë. Kompania po shton vetëm detajet e fundit në aplikacion para se të kalojë në App Store.

Megjithatë, nuk dihet me saktësi se kur do të ndodhë shpërndarja. Nëse apo kur të ndodhë, konsumatorët do të kenë një alternativë shtesë përtej Apple Maps, e cila vjen e instaluar automatikisht në iPhone. Apple ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje.

Një përfaqësues i Google tha për Wall Street Journal: “Ne besojmë se Google Maps është harta më e kuptueshme, më e lehtë për t’u përdorur dhe më e saktë në botë. Qëllimi ynë është ta bëjmë të disponueshëm Google Maps për këdo që dëshiron ta përdorë, pavarësisht pajisjes, shfletuesit apo sistemit operativ.”

Apple Maps mori shumë kritika nga përdoruesit

Prezantimi i Google Maps vjen pas kritikave të theksuara që mori Apple në shtator për aplikacionin e vet përkatës. Apple Maps, i cili vjen i instaluar automatikisht në iPhone 5 mori vlerësime tepër të dobëta nga përdoruesit, duke listuar këtu edhe pasaktësinë.

Fakti qe Google Maps nuk ishte i disponueshëm për iOS 6 ose iPhone 5 bëri që Tim Cook të kërkonte ndjesë publikisht (një gjë e rrallë kjo) dhe çoi në dorëheqjen e drejtorit mobile Scott Forstall. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>