Lajmet

Google Maps tani iu mundëson që të dini distancën mes dy pikave

Jul 11 2014
0 Shpërndarje
Google Maps tani iu mundëson që të dini distancën mes dy pikave

8a8041e3-c0c2-4058-86f0-7c6c2c2f1dcf.0_standard_640.0Google Maps është duke e bërë shumë më të lehtë gjetjen se sa larg janë dy ose më tepër pika mes tyre në një hartë.

Tani mund të klikoni me të djathtën çdo kund në Google Maps në ueb dhe të zgjidhni “measure distance” për ta parë një vizore dixhitale që do të ju tregojë se sa larg është pika finale për të.

Nuk jeni të kufizuar që ta bëni këtë gjë vetëm për rrugë: mund të bëhet matja nga çfarëdo pike në çfarëdo pike tjetër, qoftë në oqean, në një ndërtesë, ose në anën tjetër të globit. Shumë pika mund të përzgjidhen po ashtu, duke ia mundësuar vizores që të ndryshojë drejtimet.

Ndonëse Google Maps ka dhënë gjithmonë matje të distancave kur ka treguar për drejtime, ato kanë qenë të mbyllura vetëm brenda rrugicave që ndodhen përgjatë një rruge. Nëse dëshironit që ta thjeshtësoni matjen mes dy pikave në hartë, ju duhej të mbështeteshit në shënjuesin e vogël të distancës në legjendën e Maps, duke e përdorur atë për ta ndjekur një distancë sipas nevojës tuaj. Por nuk ishte edhe aq e dobishme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>