Lajmet

Google Maps tashmë ofron navigim me GPS në Korenë e Veriut

May 30 2014
0 Shpërndarje
Google Maps tashmë ofron navigim me GPS në Korenë e Veriut

north-korea-657x245Google ka arritur të “shkelë” në territorin e famshëm të Koresë së Veriut përsëri, pasi buletini North Korea Tech zbuloi se tashmë ka një navigim satelitor në Google Maps për këtë shtet. Vitin e kaluar, përditësimi në Google Maps për Korenë e Veriut erdhi pasi mjeti Google Maps Tools shtoi pikat e interesit dhe rrugët në hartat e Google.

Tashmë ju mund të shikoni se si të udhëtoni nga një pikë në një tjetër përmes Google Maps në Korenë e veriut. Gjithsesi, aktualisht është vetëm një drejtim lëvizje dhe nuk ka asnjë opsion për transport publik, megjithëse Google Maps shfaq hekurudhat në kryeqytetin e këtij shteti, Phenian. Kjo ndodh ngaqë nuk ka një orar me të dhënat e transportit publik në sistem akoma.

Më ndalimet e Koresë së Veriut të internetit për përdoruesit, dhe si pasojë e kufizimit të lirisë së koreano-veriorëve, kjo veçori është më shumë për të huajt që duan të kenë një ide sesi është situata e rrugëve në këtë shtet. Gjithsesi, nëse dikush në Korenë e Veriut arrin të ketë akses në internet dhe po mundohet të ja mbathë disa ditë ecje nga autoritetet, North Korea Tech gjithashtu vuri në dukje se ekziston një rrugë nga e cila mund t’ia mbathni nga kampet e përqendrimit Yodok për në kufirin me Kinën në Google Maps. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>