Softuer

Google mban shpresat tek arnimi softuerik për Nexus One

Jan 27 2010
0 Shpërndarje
Google mban shpresat tek arnimi softuerik për Nexus One

“Inxhinierët tanë kanë zbuluar raste të veçanta për të cilat një arnim softuerik do të duhej të përmirësojë lidhjen për 3G për disa përdorues, “tha një punonjës i Google i quajtur Ivar, në një shpjegim të shkruar në një forum.

“Ne po provojmë këtë arnim dhe rezultatet e para janë pozitive.”

Sipas Wired, Google mund të ofrojë arnimin si një përditësim softuerik që mund të shkarkohet përmes rrjetit pa tela, “gjatë javës së ardhshme apo edhe më shumë”.

Megjithatë, Google paralajmëroi se përditësimi softuerik, ka gjasa se nuk do të mund të rregulloj të gjitha pajisjet Nexus One.

“Mund të ndodh se [disa] shfrytëzues janë duke përjetuar probleme si pasojë e të qenit në buzë apo jashtë mbulim 3G, të cilin një arnim i produktit nuk mund ta rregullojë”.

Lajmet e fundit>