Blog

Google mbush 20 vite

Sep 5 2018
0 Shpërndarje
Ajo që mund të jetë dukur e pabesueshme u bë realitet shumë shpejt duke tejkaluar Microsoft dhe Intel në vlerë. Google mbush 20 vite

Google u themelua për herë të parë më 4 Shtator 1998 nën moton “Don’t be evil.”

Në dy dekada kompania është rritur për tu shndërruar në një gjigant teknologjie dhe një prej kompanive më të vlerësuara në histori.

Themeluesit e Google ishin dy studentë të quajtur Larry Page dhe Sergei Brin me idenë për të ndryshuar internetin.

Ajo që mund të jetë dukur e pabesueshme u bë realitet shumë shpejt duke tejkaluar Microsoft dhe Intel në vlerë.

Prej 20 vitesh kompania është përpjekur të mos jetë në anën e të këqijve në një botë kapitaliste.

Por në 2018-ën mbase në pamundësi për të përmbushur këtë mision, motoja e kompanisë është “do the right thing.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>