Lajmet

Google mbyll aplikacionin eksperimental të e-mail-it Inbox

Sep 14 2018
0 Shpërndarje
Google nuk shpjegoi arsyet e mbylljes së aplikacionit të cilin e lançoi në 2014-ën si hapësirë eksperimentale për funksione që më pas debutonin në Gmail. Google mbyll aplikacionin eksperimental të e-mail-it Inbox

Google ka planifikuar mbylljen e aplikacionit Inbox për tu ri-fokusuar në atë të Gmail si aplikacioni i preferuar i e-mail-it.

Gjigandi i motorit të kërkimit tha të Mërkurën se do ti jepte lamtumirën Inbox në fund të muajit Mars të vitit të ardhshëm.

Google nuk shpjegoi arsyet e mbylljes së aplikacionit të cilin e lançoi në 2014-ën si hapësirë eksperimentale për funksione që më pas debutonin në Gmail.

Që kur debutoi ka shërbyer për qëllime testimi.

Ai i bashkohet tashmë disa aplikacioneve të tjera të Google të mbyllura si Spaces dhe Google Reader. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>