Lajmet

Google mbyll programin e zhvilluesve Google Code për shkak të abuzimeve

Mar 13 2015
0 Shpërndarje
Google mbyll programin e zhvilluesve Google Code për shkak të abuzimeve

google-logo-stock-11Google ka vendosur të mbyllë programin e saj që përdorej nga zhvilluesit, Google Code pas plot 9 vitesh operimi. Kompania i ndaloi përdoruesit të krijonin projekte të reja që nga dita e djeshme ndërkohë që projektet ekzistuese do ti bëjë publik në muajin Gusht, duke paraprirë kështu një mbyllje përfundimtare në 25 janar të vitit 2016. Gjigandi i kërkimit thotë se e lançoi këtë program në një kohë kur inovacioni dhe projektet e reja ishin të limituara, ndërsa tanimë është vënë re një rritje e vazhdueshme e tyre.

Për të qënë më pranë zhvilluesve Google ka ndërtuar laboratorin GitHub ku mblidheshin të gjithë krijuesit e projekteve të reja. Por migrimi i zhvilluesve drejt platformave të tjera ka sjellë që Google Code të përfshihet nga abuzimet. Kompania së fundmi ka vënë re gjatë anketimit të projekteve të mbetura konstruktive se administrata ka qënë tërësisht duke abuzuar. Dhe ndaj vendosi që kjo platform nuk ja vlen më të vazhdohet.

Kjo mbyllje është ndër të fundit në një sërë projektesh që Google ka vendosur të mos vazhdojnë më veprimtarinë e tyre pas dështimit si pasojë e konkurencës. Me këtë mbylle, Google i lë të hapur rrugën drejt suksesit rivalëve të saj. Zhvilluesit aktual që kanë qënë duke zhvilluar projekte në Google Code mund ti transferojnë ato në platforma të reja duke përdorur disa vegla të vecanta. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>