Analiza

Google+ me 250 milionë përdorues

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Google+ me 250 milionë përdorues

Google gjatë konferencës së vet Google I/O të mbajtur dje bëri me dije se rrjeti social Google+ ka rreth 250 milionë përdorues, ku 175 milionë prej tyre janë përdorues aktiv mujor dhe 75 milionë përdorues aktiv ditor.

Pritet që ky rrjet të vijë edhe me versionin celular për tablet.

Google+ ka bërë disa azhurnime për versionin e fundit të sistemit operativ Android të quajtur Jelly Bean.

Ju mund ta klikoni butonin +1 për t’i shpërndarë postimet me anëtarët që i keni në rreth, pa e hapur fare aplikacionin.

Platforma Google+ ka përjetuar një muaj të nxehtë me Electronics Arts dhe Wooga që i tërhoqën lojërat e veta nga platforma Google+ për t’i vendosur ato në vende ku ka më tepër përdorues.

Në ndërkohë, Airtime paraqiti një rrjet për video biseda që do të merrte trafik nga “hangoutët” e Google+.

Në anën tjetër, aplikacionet e Google+ për celularë kanë marrë një azhurnim madhor që i bën ato më të avansuara virtualisht se sa Facebook dhe Twitter. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>