Biznes

Google "më afër Kosovës", hap zyre në Kroaci

Jun 8 2011
0 Shpërndarje
Google "më afër Kosovës", hap zyre në Kroaci

Duke filluar nga muaji qershor, gjiganti kërkues Google do të ketë një zyre përfaqësuese në Kroaci për rajonin e Adriatikut (kështu e quajnë rajonin e shtrirë në brigjet e detit Adriatik), që do të ketë si synim ofrimin e një bashkësi më të gjerë të produkteve, rezultateve më të mira të kërkimit të internetit dhe zgjidhje më efektive reklamimi për klientë dhe partnerë në shtetin e Kroacisë, dhe shtetet përreth.

Kompania ka bërë të ditur këtë lajm përmes zyrës së saj në Zagreb të Kroacisë, e cila kishe hapur dyert në vitin 2009. Në mes tjerash, bazuar në informatat e pakta që posedon PCWorld Albanian thuhet se zyra do të udhëhiqet nga Josko Mrndze, dhe në mes tjerash përveç Kroacisë do të jetë përgjegjëse edhe për tregjet e Serbisë dhe Sllovenisë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>