Vëzhgim

Google+ me aplikacione?

Apr 11 2012
0 Shpërndarje
Google+ me aplikacione?

Mbi të gjitha, Google+ i ri duket më i pastër dhe duket të jetë bërë më i mirë se sa që ishte në të kaluarën. Por risia më dalluese është rivendosja e aplikacioneve – Fotografitë, Rrathët, Bisedat, Profilet, etj. – nga një pozitë statike tek këndi i majtë i ekranit në një shirit dinamik që rri përbri anës së majtë të faqes. Tani ju madje mund t’i ri-radhisni dhe me sukses t’i “fshehni” ato në një vend të quajtur “More”, që zbulon përmbajtjet e veta kur miu juaj vendoset mbi të.

Tani, riorganizimi i aplikacioneve nuk është një gjë e madhe sepse nuk janë shumë të tyre. Kështu që zgjerimi i vendit ku ato shtrihen dhe dhënia e kontrollit më të madh mbi radhitjen e tyre është një gjurmë e madhe që Google+ do të shtojë diçka tjetër: aplikacionet.

Google nuk e tha këtë saktësisht, por nxirrni vetë ju një përfundim nga kjo deklaratë nga zëvendës president i lartë i Google, Vic Gundotra, në një postim në blog gjatë të mërkurës:
“Një pjesë kritike e kësaj shtrese shoqërore është një dizajn që rritet pranë aspiratave tona,” tha Gundotra.

Produktet shoqërore si Facebook dhe Spotify janë duke lëvizur drejt të qenurit aplikacion dhe platforma aplikacionesh në vetvete; Facebook në konferencën e vet për zhvillues gjatë vitit të kaluar zbuloi “grafikun e hapur” ndaj botës për herë të parë, që ua mundëson zhvilluesve që plotësisht t’i ndërlidhin aplikacionet e veta me platformën Facebook./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>