Lajmet

Google me formatin e ri të fotografive rrit shpejtësinë e YouTube me 10 %

Mar 24 2014
0 Shpërndarje
Google me formatin e ri të fotografive rrit shpejtësinë e YouTube me 10 %

googleTë gjithë duam që ta kemi internetin më të shpejt, apo jo? Google është duke shpresuar që ta bëjë pikërisht këtë gjë, duke e shpejtuar procesin e hapjes së faqes YouTube. Formati i vet i imazheve WebP është përdorur në dyqanin e aplikacioneve Play për një kohë dhe tani ky format është duke u përdorur edhe në portalin e videove, duke mos kërkuar kështu një shpejtësi të lartë të internetit për të hapur YouTube-n.

Ky ndryshim thuhet që ka rezultuar me hapje të faqeve me 10 për qind më shpejt dhe në përgjithësi ka larguar nevojën e shkarkimit të dhjetëra terabajtëve të të dhënave çdo ditë.  Chromium Blog thotë që kjo duhet të zvogëlojë përdorimin e bandwidth-it për përdoruesit sapo të lëshohet dhe përveç kësaj, është një version testues i WebP që punon në kanalin beta të Chrome që është edhe më i shpejt. Sa më i shpejt? Ai e bën rritjen e shpejtësisë së dekodimit të fotografisë me 25 për qind. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>