Vëzhgim

Google+ me lojëra

Aug 12 2011
0 Shpërndarje
Google+ me lojëra

Google+ që është më i ri se dy muaj, tha gjatë pasditës së të enjtes se do të vendos një buton për lojëra në pjesën e sipërme të “rrjedhave” të përdoruesve. Angry Birds është një nga lojërat e para të përfshira, së bashku me Zombie Lane dhe Edgeworld.

Vic Gundotra, i cili është zëvendës kryetari i inxhinerimit në Google, lajmëroi për lojërat në një postim në blog. Ai tha që përdoruesit do të jenë në gjendje që të klikojnë një buton për lojëra. Butoni i dërgon ata në faqen e lojërave, duke i lënë lojërat si të gatshme kur përdoruesit duan të luajnë dhe kur nuk duan, ato mund të fshihen.

Sipas analistit të Kërkimeve të Bizensit Teknologjik, Ezra Gottheil, kjo do të jetë një veçori e rëndësishme për Google+, që është rritur shumë shpejt që kur u lëshua.

Gottheil shtoi që shtimi i lojërave është një veprim i mençur. Nëse njerëzit janë në gjendje që të qasen në lojëra dhe të krijojnë qarqe (Circles) të lojtarëve, që mund të ndihmojnë mbulimin e rrjetit me më shumë përdorues.

 Në postimin për blog, Gundotra shkruajti që përdoruesit do të gjejnë rezultatet më të mirë të tyre.”Sot ne jemi duke filluar që të hapim lojëra në Google+” tha Gundotra. “Ne jemi duke shikuar që, së shpejti, t’i bëjmë të mundshme për çdokënd në Google+. Kur ju e shihni një faqe të lojërave në llogarinë tuaj, ju lutem që t’i provoni lojërat dhe të na dërgoni reagimet. Shikoni për butonin “send feedback” në këndin e djathtë të ndonjë faqeje në Google+.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>