Lajmet

Google me mirësjellje iu tregon përdoruesve që fajet për lëshim të dobët në YouTube i kanë ISP-të

Jul 7 2014
0 Shpërndarje
Google me mirësjellje iu tregon përdoruesve që fajet për lëshim të dobët në YouTube i kanë ISP-të

youtube-copyright-stock_1020.0_standard_640.0Google tani me mirësjellje është duke iu treguar përdoruesve se kë duhet ta fajësojnë kur videot në YouTube nuk transmetohen siç duhet. Një shirit i ri që shfaqet në të cilin thuhet “Duke përjetuar ndërprerje? Gjeni pse” tani është duke u shfaqur nën disa video në YouTube në të cilat ndjekja e videos është e ngadalshme.

Klikimi i shiritit i çon përdoruesit tek faqja e re e Google, Raporti për Cilësinë e Videos, që ofron informacione në lidhje me ofruesit e shërbimeve të internetit, duke përfshirë hollësi për video transmetimin. Faqja po ashtu ofron një krahasim mes ISP-ve të tjera në vendin tuaj dhe i vlerëson ofruesit ose si “HD të verifikuar,” “Definicion Standard” ose “Definicion i Ulët” duke u bazuar në funksionimin mestar që arrihet në YouTube. Quartz raportoi së pari për ndryshimin e ri të paraqitur nën videot në YouTube.

Në faqen e Google për ndihmë, është shpjeguar që “ju mund të pyeteni të shikoni raportin nëse jeni duke përjetuar lëshim të dobët në kompjuterin tuaj (si rimbushja e shpeshtë ose videot e turbullta).” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>