Vëzhgim

Google me varg ndryshimesh

Sep 3 2011
0 Shpërndarje
Google me varg ndryshimesh

Ndërmarrja gjatë muajve të ardhshëm do të shuajë prodhimin e një numri të produkteve dhe do t’i bashkojë produkte të tjera ekzistuese si veçori.

Këto lëvizje përcjellin ndryshiet në udhëheqje, një futje në rrjet shoqëror dhe lajmërimi për planet për një biznes të ri.

Më saktësisht:

-Në Prill, Larry Page e emëroi Eric Schmidtin si CEO dhe filloi të bëjë ndryshime, duke lidhur 25% të bonusit të çdo punëtorit me suksesin e Google në jetën sociale.

-Në qershor, ndërmarrja lëshoi rrjetin Google+ si konkurrent i rrjetit Facebook.

-Dhe muajin e kaluar, Google lajmëroi që do të blejë ndërtuesin e telefonave celularë Motorola Mobility për rreth 12.5 miliardë dollarë.

Alan Eustace, që është zëvendës president i lartë në Google, foli për dhjetë, në një postim në blog gjatë pasdites së ditës së djeshme, produktet që do të dalin nga portofoli i gjigantit Google.

“Kjo do t’i bëjë gjërat më të lehta për përdoruesit tanë, duke përmirësuar tërë përvojën në Google. Kjo nënkupton gjithashtu që ne mund t’i kushtojmë më shumë burime në produkte të ndikimit të lartë – ato që përmirësojnë jetën e miliarda njerëzve”, shkruajti ai.

Google gjatë vitit të kaluar bleu Aardvark për 50 milionë dollarë, por tashmë është si produkti i parë në listën e produkteve që janë drejt shuarjes. I pagëzuar si “një lloj i ri i kërkimit shoqëror”, ai ishte një shërbim qëvuri pyetje dhe i shpartalloi ato për përgjigjie tek përgjegjësit mët ë kualifikuar brenda rrethit social të përdoruesit.

Fakti që më shumë njerëz janë duke përdorur cloud për ngarkime, informatikë dhe aplikacione për ueb në vend të softuerëve që mund të shkarkohen, luan një rol të rëndësishëm në mbyllejn e aplikacionit kërkues për desktop të Google dhe Google Pack.

Derisa përpjekjet po mbarojnë përpjekjet e Google për të sjellur shfletim dhe lexim të përmbajtjeve me lajme në ueb dhe në celularë, Eustace thto që “përvoja ka mbushur një paraqitje me qasje të re, më të shpejtë dhe më të pasur në ueb. Kjo qasje do të jetojë në veglat tona të tjera për paraqitja dhe dërgim.”

Google Maps API për Flash dhe Googl Web Seucrity do të ndalen, ndonëse Google do të vazhdojë të mbështes konsumatorët e vet të tanishëm për këta produkte. Image Labeler, Notebook, Sidewiki dhe Subscribed Links janë gjithashtu në listë.

Lajmet e fundit>