Lajmet

Google merr 12 mijë kërkesa për t’u “harruar” në Evropë në ditën e parë të këtij shërbimi

Jun 1 2014
0 Shpërndarje
Google merr 12 mijë kërkesa për t’u “harruar” në Evropë në ditën e parë të këtij shërbimi

imageGoogle ka marrë 12 mijë kërkesa nga njerëzit që të “harrohen” nga makina udhëheqëse e kërkimit në ditën e parë që e ka ofruar shërbimin, ka treguar një zëdhënës i kompanisë në Gjermani gjatë të shtunës. Kërkesat, të cilat janë paraqitur gjatë të premtes, erdhën pasi Google e hapi një formë online për t’ju mundësuar evropianëve që të shtrojnë kërkesa për t’u larguar informacionet e tyre personale nga rezultatet e kërkimit. Numri konfirmon vlerësimet e mëhershme të dhëna nga e përditshmja gjermane Der Spiegel dhe që ishte raportuar në mediat e tjera.

Gjatë muajit maj Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që individët kanë të drejtën që të mund të kërkojnë fshirjen e lidhjeve për informacionet rreth tyre nga rezultatet e kërkimeve në rrethana të caktuara, si për shembull nëse të dhënat janë vjetruar apo janë të pasakta. Google tha që secila kërkesë do të shqyrtohet individualisht për t’u vlerësuar më pas nëse i plotëson kriteret e nevojshme.

Gjiganti i kërkimit me bazë në SHBA mohoi të vlerësojë se sa gjatë mund të kalojë që të jetë e mundshme shqyrtimi për largimin e mundshëm të lidhjeve, duke thënë që faktorët si shqyrtimi i plotësimit të kritereve do të përcaktojnë se sa gjatë do të duhet të kalojë derisa të fillohet me veprim. Vendimi për të drejtën për t’u harruar vjen pas një shqetësimi që ishte në rritje në Evropë rreth mundësisë së individëve për të mbrojtur të dhënat e tyre personale dhe për të menaxhuar reputacionin e tyre online. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>