Vëzhgim

Google merr Katangon për kategorizim të kontakteve

Sep 29 2011
0 Shpërndarje
Google merr Katangon për kategorizim të kontakteve

Sipas ekspertëve, lëvizja do të përparojë rrjetin e ri shoqëror të gjigantit Google.

Një nga veçoritë kryesore të Google Plus qëndron rreth grupimit të listave me miq në shumë kategori si anëtarët e familjes, shokët, të njohurit, etj. Burimet tregojnë që Google ishte interesuar për Katango që kur ishte lëshuar në qershor, raporton Tech Crunch.

Duke përdorur teknologjinë nga Katango, Google Plus do të mund të bënte më shumë se sa të sugjeronte kontakte të reja për t’i shtuar në listën e shokëve që do t’i shtyente njerëzit që ta përdorin këtë shërbim.

Gjithashtu, marrëveshja do ta vendos Katangon në një pozitë më të mirë se sa që është tani. Gjatë ditëve të para, shërbimi ishte integruar me rrjetin Facebook. Sidoqoftë, uebfaqja së fundi ka paraqitur veçorinë e vet të re me të cilën ofronte grupim automatik – që në thelb bën të njëjtën gjë duke i kategorizuar miqtë në grupe të ndryshme si shokët, familja, etj./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>