Lajmet

Google merr licencën për automjetin e saj pa ngasës

May 11 2012
0 Shpërndarje
Google merr licencën për automjetin e saj pa ngasës

Makina pa ngasës së shpejti do të jetë një realitet në rrugët e Nevada-s, pasi shteti ka miratuar licencën e parë në Amerikë për automjetin e vetë-drejtuar. I pari për të shijuar autostradën do të jetë një Prius Toyota, i modifikuar nga agjencioni për kërkime i Google, e cila prinë në teknologjinë e makinave pa ngasës.

Kompani të tjera të makinave janë gjithashtu në proces të kërkimit të licencave në Nevada, për makina të tilla. Makina përdor video kamera të montuara në çati, sensorë, radar dhe një varg laserësh për të pasur pamje më të mirë në komunikacion..

Inxhinierët në Google kanë testuar më parë makinën në rrugët e Kalifornisë, duke përfshirë rrugët në San Francisko.

Për ato teste, në makinë gjithë kohën gjendej një ngasës i trajnuar i gatshëm për të marrë nën kontroll makinën, në rast se dështon programi.

Sipas inxhinierit të programit, Sebastian Thrun, makina ka mbuluar 140,000 milje pa aksidente, përveç një dëmtimi në dritat e sinjalizuese nga një makinë prapa.

Bruce Breslow, drejtor i Departamentit të Automjeteve në Nevada, beson që automjeti pa ngasës është “makina e së ardhmes”.

Nevada, në Mars ka ndryshuar ligjet e saj për të lejuar makina pa ngasës. Plani afat-gjatë është që publiku i gjerë të pajiset me licenca të tilla.

Makina Google është lëshuar me një targë të kuqe për ta bërë atë të njohur. Targa përmban shenjën “pa kufi” me numrin 001.

Shtetet e tjera, duke përfshirë Kaliforninë, kanë planifikuar ndryshime të ngjashme.

“Shumica dërrmuese e aksidenteve të automjeteve janë për shkak të gabimit njerëzor,” tha senatori i shtetit të Kalifornisë Alex Padilla, kur ai prezantoi legjislacionin e ri.

“Nëpërmjet përdorimit të kompjuterëve, senzorëve dhe sistemeve tjera, një automjet autonom është i aftë për të analizuar ambientin ku gjendet makina dhe e bënë të drejtuarit e automjetit më të sigurtë.” (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>