Analiza

Google merr masa për të mbrojtur kabllot nënujore të internetit nga sulmet e peshkaqenëve

Aug 17 2014
0 Shpërndarje
Google merr masa për të mbrojtur kabllot nënujore të internetit nga sulmet e peshkaqenëve

1 (2)Pas sulmit ndaj kabllove nënujore të Google, kjo e fundit shton masat për parandalimin e dëmtimeve. Linjat e fibrave optike nën Oqeanin Paqësor janë tashmë të pajisura me një material super të fortë të quajtur Kevlar. Ky material është përdorur më parë në industrinë ushtarake, specifikisht në ndërtimin e plumbave dhe jelekëve antiplumb. Dan Belcher, një menaxher në kompaninë Google, raportoi se Google po investon shumë në mbrojtjen e infrastrukturës.

Duket se peshkaqenët kanë krijuar një shije të pashpjegueshme për kabllot nënujore që nga viti 1980. Një artikull nga New York Times në vitin 1987 pohoi se kabllot nënujore me fibra optike që lidhnin Amerikën, Europën dhe Japoninë ishin dëmtuar shumë nga kafshimet e peshkaqenëve duke shkaktuar kështu ndërprerje në rrjetin telefonik dhe atë të internetit kudo në botë.

Në 1985 në një linjë eksperimentale u gjetën dhëmbë peshkaqenësh, pranë ishujve Canarie. Një teori thotë se peshkaqenët kuriozë janë të tërhequr nga fushat elektrike dhe magnetike rreth kabllove. Kabllot me fibra optike janë në gjendje të transmetojnë informacion më shpejt se metali dhe Google po investon ta rrisë këtë shpejtësi në 1 gigabyte në sekondë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>