Lajmet

Google mund ta lançojë një shërbim për ndjekje të të dhënave për shëndetin

Jun 14 2014
0 Shpërndarje
Google mund ta lançojë një shërbim për ndjekje të të dhënave për shëndetin

final1.0.0_standard_800.0.0_standard_640.0Google dhe të dhënat për shëndetin personal kanë një të kaluar të lëkundshme. Kjo përfshin një shërbim të unifikuar për regjistra mjekësore të quajtur Google Health të cilin e ndali kompania pas më pak se katër vite që kur e lëshoi. Tani, me një përhapje të pajisjeve që mund të vishen – duke përfshirë pajisjet e ardhshme që mund të fillojnë ta përdorin Android Wear – Google dëshiron që të ofrojë një rrugë për të grumbulluar dhe organizuar të dhënat për aktivitetin. Kjo është sipas Forbes-it, që thotë që Google do të zbulojë një shërbim të ri të quajtur Google Fit në konferencën e vet vjetore për zhvillues, e cila fillon më 25 qershor.

Atje, kompania pritet të japë më tepër hollësi për Android Wear, të cilin e zbuloi gjatë muajit mars dhe që do të përdoret tek një numër i orëve të reja të mençura nga Motorola, Samsung, LG dhe kompani të tjera. Por kjo kompani do të paraqes edhe një bashkësi të re të API-ve për zhvilluesve për të shpërndarë informacione për aktivitetin nga pajisjet që mund të vishen, shtoi Forbes.

Nëse ashtu ndodh, Google do të jetë vetëm njëra nga kompanitë e shumta teknologjike që përpiqet të kontrollojë infrastrukturën për të dhënat e aktiviteteve personale. Samsung muajin e kaluar lëshoi SAMI-n, që është një platformë e bazuar në cloud për të kapur dhe përpunuar në fshehtësi të dhënat nga harduerë të ndryshëm që bëjnë përcjelljen e shëndetit.

Dhe javën e kaluar, Apple lëshoi HealthKit, që është një shërbim për përcjellje të të dhënave për ushtrime fizike që do të punojë me një aplikacion që bën përcjelljen e shëndetit në iOS. Që të dy këto përpjekje do të mbështeten në harduerë të palës së tretë, ndonëse në rastin e Apple, HealthKit pritet të jetë një pjesë e brendshme e pajisjes së kompanisë e cila mund të vishet, që raportohet se do të lajmërohet gjatë tetorit.

Google tashmë ka treguar planet për të ndihmuar në përcjelljen e të dhënave për shëndetin personal, por jo për pajisjet që mund të vishen. Gjatë janarit, skuadra e vet X lajmëroi planet për një thjerrëz optike që mund të mat nivelet e glukozës për personat me diabet duke përdorur sensorët e lidhur me bartës pa kabllo. Sikur projekti i përfolur Fit, përpjekja për thjerrëza mbështetet fuqishëm në bashkëpunëtorët të cilët do të jenë prodhuesit e harduerëve përcjellës. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>