Vëzhgim

Google mund të dënohet për shkak të reklamimeve për drogë

May 21 2011
0 Shpërndarje
Google mund të dënohet për shkak të reklamimeve për drogë

Nëse Google i lejonte ndërmarrjet që veprojnë në kundërshtim me ligjin për të përdorur platformën e vet të reklamimit, Google do të duhet që t’ia paguajë Departamentit të Drejtësisë deri në 500 milionë dollarë, një nga shumat më të paguara tek qeveria, në një çështje korporatash.

Në hulumtimet e DOJ, zyrtarët janë duke provuar që të përcaktojnë nëse Google punoi me reklamuesit të cilët ishin duke prezantuar veprimtaritë e jashtëligjshme, si shitja e gjërave të kontrollouara farmaceutike për qytetarët e Shteteve të Bashkuara, nga barnatoret që veprojnë në Kanadë dhe në vende të tjera.

Tani, sipas një fakti që është vëzhguar nga Wall Street Journal, njerëzit përkatës mund ta kenë lajmëruar Google për veprimtarinë e jashtëligjshme. Këto paralajmërime janë bërë për Google që nga viti 2003 dhe janë rritur në 2008, kur reklamat me barërat e jashtëligjshme online u paraqiten në reklamat e Google madje edhe pasi ndërmarrja filloi që të përdorë sistemin e verifikimit të palës së tretë.

Vetëm pak muaj më parë, Google lajmëroi se është duke paditur reklamuesit e këtyre gjërave për thyerje të rregullave që ka makina kërkuese dhe ligjet federale të Shteteteve të Bashkuara, duke përdorur reklamat e Google për të shitur gjërat farmaceutike pa recetë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>