Lajmet

Google mund të fshijë të dhënat tuaja nëse nuk jetoni më

Apr 15 2013
0 Shpërndarje
Google mund të fshijë të dhënat tuaja nëse nuk jetoni më

googleGoogle lajmëroi se ofron një shërbim për njerëzit që përdorin shërbimet e veta online si Gmail, Youtube dhe Blogger duke u dhënë mundësinë të fshijnë çdo të dhënë të tyre në rast të ndonjë aksidenti.

Më saktësisht njerëzit mund të aktivizojnë një kontroll i cili nëse nuk kyçesh në llogarinë tënde për një periudhë të caktuar të cilën e vendos vet, atëherë automatikisht çdo gjë do të fshihet.

Ky shërbim gjithashtu mund të përdoret për të lajmëruar të afërmit për të marrë kontroll mbi të dhënat tuaja.

Aktualisht mbulohen +1s, Blogger, Contacts, Drive, Gmail, G+, Pages and Streams, Picas Web Albums, Google Voice dhe Youtube. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>