Lajmet

Google mund të lëshojë së shpejti një ndërfaqe tërësisht të re për Gmail-in

May 11 2014
0 Shpërndarje
Google mund të lëshojë së shpejti një ndërfaqe tërësisht të re për Gmail-in

GMail-Android-R.0_standard_640.0Gmail së shpejti mund të duket shumë më ndryshe se sa pamja e tanishme. Sipas Geek.com, Google ka ftuar një grup të përzgjedhur të përdoruesve për ta testuar një ndërfaqe të re për klientin e vet për postë elektronike, që duket të jetë pjesë e një prove. Versioni përfundimtar i Gmail-it – i cili asnjëherë mund të mos lajmërohet me ndonjë njoftim zyrtar – përshtatet me elementet e dizajnit që kanë qenë të pranishme që nga ditët e para të paraqitjes së këtij shërbimi. Shiriti anësor është zëvendësuar me një panel slide-in. Butonat si “compose” janë zhvendosur në këndin e poshtëm të djathtë dhe duket që është edhe një veçori e re e përfshirë: rikujtuesit. Sikur në Android, ju duhet të jeni në gjendje që t’i tregoni Google-it që të ju bëjë me dije për ndonjë datë në të ardhmen ose për t’iu përgjigjur ndonjë letre të caktuar. Natyrisht, Hangouts është pjesë e integruar në dizajn. Dhe në anën e hijeshisë, janë bërë disa ndryshime madhore që e bëjnë ndërfaqen të duket sikur të jetë pranë Google Now.

Dizajni i ri përkon me një model testues të zbuluar muajin e kaluar nga Geek.com për qasje mobile të uebit. Sikur ndërfaqja e zbuluar, ky version testues i Gmail-it përfshin disa veçori të reja madhore, si ndërprerja e pranimit të letrave dhe caktimi i rikthimit më vonë në gjendjen normale. Yjet janë zëvendësuar me karfica dhe tani mund të vendosni që e-mail-et e “kapur” me karficë të qëndrojnë gjithmonë në pjesën e sipërme të inbox-it tuaj. Për më tepër, tabet Travel, Purchases dhe Finance tani iu bashkohen tabeve Social, Promotional, Updates dhe Forums, që për momentin ofrohen në Gmail për ta menaxhuar dhe organizuar inbox-in tuaj.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të thuhet që kompanitë shpesh testojnë ndërfaqe të reja dhe shumë dizajne të reja asnjëherë nuk lëshohen. Google në veçanti njihet për testim të ndërfaqeve të reja, por që asnjëherë nuk i lëshon ato për publikun. Sido që të jetë, nëse Google është duke punuar në ridizajnim të Gmail-it, ne thjesht shpresojmë që Google do të mund t’i kushtojë vëmendje menaxherit të papërshtatshëm të kontakteve në këtë shërbim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>