Harduer

Google mund të nxjerrë tabletin e ri Nexus 11 në muajin maj

May 1 2013
0 Shpërndarje
Google mund të nxjerrë tabletin e ri Nexus 11 në muajin maj

GoogleEdhe pse tableti i Google Nexus 10 nuk ka qenë ndonjë sukses, kompania po përgatitet për të nxjerr tabletin Android edhe më të madh.

Sipas raportit të SamMobile, Samsung është në pritje për aprovimin e Google për ndërtimin e Nexus 11, tabletin e ri 11 inç ekran, procesor Exynos me 8 bërthama, dhe një vend për MicroSD për një zgjerim të hapësirës prej 64 GB.

Nëse ky raport është i vërtetë, atëherë Nexus 11 do të jetë tableti i parë në botë me 8 bërthama.

Nexus 7, lider i shitjeve nga tabletët e Google

Sipas një studimi, Google ka shitur më pak se 1 milionë tabletë Nexus 10 krahasuar me 6.8 milionë tableta Nexus 7.nesus 10

Nexus 7 është një tablet i lirë me një eksperiencë të mirë të Google dhe me një perfomancë të lartë.

Shumica e njerëzve nuk duan t’ia dinë për specifikimet, por për eksperiencat që ata përjetojnë. Mungesa e aplikacioneve të Android ndoshta e ka penguar rritjen e shitjeve të tabletëve.

Nëse Google dhe Samsung po punojnë për tabletë edhe më të mëdhenj atëherë ata duhet të punojnë më shumë me specifikimet. Ekziston një mundësi që Google të nxjerrë tabletin e madh në konferencën e muajit maj, por më të mirë nga ana harduerike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>