Biznes

Google mund të paguajë 1 miliard $ Apple për të mbetur motori i përzgjedhur i kërkimit në iOS

Feb 14 2013
0 Shpërndarje
Google mund të paguajë 1 miliard $ Apple për të mbetur motori i përzgjedhur i kërkimit në iOS

Google AppleApple dhe Google janë armiq dhe bashkëpunëtorë në të njëjtën kohë për shkak të konkurencës jo simetrike.

Sipas një raporti nga Morgan Stanley, Google do të mund të paguajë më tepër se 1 miliard dollarë në vitin 2014 për të mbetur motori i përzgjedhur i kërkimit në iOS.

Në vitin 2009, Google pagoi vetëm 82 milionë dollarë për këtë privilegj. Analisti Scott Devitt beson që kjo është një marrëveshje, bazuar në shitjen e çdo pajisje, që po shënon rritje çdo vit.

Sipas raportit të titulluar “Google i Ardhshëm është Google” dhe tabelës më poshtë, kostoja totale për blerje të trafikut është pak a shumë në proporcion me numrin e njësive të shitura në iOS.

Trendi i kostos së blerjes së trafikut ka një rritjë të lehtë nga 3.2 dollarë për njësi vitin e kaluar në 3.3 dollarë për njësi të vlerësuar gjatë këtij viti dhe 3.5 dollarë për njësi vitin e ardhshëm. Prandaj, kostoja për blerjen e trafikut do të rritet në vitet e ardhshme nëse shitjet ne iOS rriten.

Për ta vendosur këtë në perspektivë, Fondacioni Mozilla duhet të marrë 400 milionë dollarë në vitin 2014. Google mbetet kontribuesi kryesor i saj, siç mund të shihet qartë në raportet e Mozilla. Opera është një tjetër bashkëpunëtor prej një kohe të gjatë, por Morgan Stanley nuk jep shifra për këtë marrëveshje.

Gjatë viteve, Apple ka marrë më tepër përfitime nga Google teksa Microsoft ka bërë shumë përpjekje për ta bërë Bingun si motor te pare të kërkimit. Për shembull, tani Bingu është motori i përzgjedhur i kërkimit në pajisjet Nokia dhe BlackBerry. Paraja është një nxitës madhor për Apple. Por shitja e një iPhone pa Google do të diktojë lëvizjen e ardhshme të kompanisë.

Apple, nuk duhet largohet nga 1 miliard dollarët. Si një kompani, fitimi është matësi më i rëndësishëm. Google ofron një rrugë të lehtë për të fituar një shumë domethënëse të parave çdo vit. Në të njëjtën kohë, Google paguan më tepër para për Apple se sa që fiton drejtpërdrejt nga përdoruesit e iOS-it. Por të dhënat e përdoruesve janë mjaft me vlerë. Me vetëm 2.9 miliardë dollarë fitim tre mujorin e kaluar, nuk është aspak e neglizhueshme si strategji për të rritur fitimet e Google.

Por hapësira e smartfonëve evoluon shumë shpejt. Teksa Samsung është prodhuesi kryesor, marrëveshja Apple-Google do të mund të arrinte kulmin së shpejti. Duke monitoruar ndryshimet e tregut Google mund të prishë marrëveshjen ose të ulë kushtet e saj në mundësinë e parë. (PC World Albanian)

Apple table

Tags >

GoogleiOS
Lajmet e fundit>