Lajmet

Google mund të shtojë opsionin dual-boot të Windows në Chromebook

Aug 13 2018
0 Shpërndarje
Sipas burimeve të XDA-Developers pajisjet duhet të kenë së paku 40GB hapësirë ​​për të mundësuar që Windows 10 të përdorë 30GB dhe Chrome OS të shfrytëzojë 10GB. Google mund të shtojë opsionin dual-boot të Windows në Chromebook

Google duket se po punon për mbështetjen e opsionit dual-boot në Chromebook. XDA-Developers ka zbuluar se për muaj të tërë Google ka punuar për të mbështetur një “alt mode OS” për laptopin Pixelbook.

I quajtur Campfire, XDA-Developers pretendon se Google është duke u përpjekur të kalojë certifikimin harduer të Microsoft për Windows 10 për të lejuar që Pixelbook të zyrtarizojë sistemin operativ alternativ.

Referencat për Windows Hardware Certification Kit të Microsoft janë shfaqur në ndërtimin e Chrome OS, dhe puna e Google Campfire mund të shtrihet në Chromebook-ët e tjerë të rinj në të ardhmen.

Instalimi i Windows 10 në një Chromebook do të kërkojë hapësirë ruajtje shtesë, prandaj nuk ka gjasa që pajisjet me 16GB hapësirë ​​ruajtje të jenë në gjendje të ofrojnë Windows më opsion dual-boot.

Sipas burimeve të XDA-Developers pajisjet duhet të kenë së paku 40GB hapësirë ​​për të mundësuar që Windows 10 të përdorë 30GB dhe Chrome OS të shfrytëzojë 10GB.

Nuk është e qartë kur Google ka në plan të ofrojë mbështetjen e saj në Campfire, por kompania tradicionalisht mban një ngjarje harduer në Tetor.

Telefoni inteligjent Pixel 3 i Google tashmë ka filluar të hidhet në treg, dhe është e mundur që ne mund të shohim një Pixelbook 2 të ri më vonë këtë vit që demonstron mbështetjen e dual-boot. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>