Lajmet

Google mund të sjellë në linjën e Nexus opsionin e leximit të lajmërimeve me zë

Nov 13 2014
0 Shpërndarje
Google mund të sjellë në linjën e Nexus opsionin e leximit të lajmërimeve me zë

gsmarena_001Opsioni i telefonit inteligjent Motorola Moto X, i cili lexon nëpërmjet zërit të asistentit virtuale lajmërimet që vijnë në telefonin tuaj, së shpejti do të bëhet pjese edhe e telefonëve të linjës Nexus me sistem operativ Android 5.0 Lollipop.

Disa përdorues e kanë gjetur opsionin e kësaj cilësie në menunë e konfigurimit të telefonit të tyre, por më pas ai është zhdukur si opsion në momentin që mbyllet menuja.

Fakti që cilësia e leximit me zë të njoftimeve është e pamundur në sistemin aktual Android Lollipop, konfirmon se Google po punon në sjelljen e këtij opsioni në telefonët inteligjent Nexus.

Në qoftë se funksionaliteti i kësaj cilësie do të jetë i njëjtë si në telefonin Motorola Moto X, në momentin që ju do t`i flisni telefonit tuaj me shprehjen “What’s up”, ju do të aktivizoni shërbimin që do të lexojë të gjithë lajmërimet e palexuara. Javët në vazhdim mund të konfirmojnë zyrtarisht këtë opsion. (PCWorld Abanian)

Lajmet e fundit>