Lajmet

Google mundëson bisedat Hangout në Gmail

Jul 31 2012
0 Shpërndarje
Google mundëson bisedat Hangout në Gmail

Video bisedat në Google+, të njohura ndryshe si “Hangouts” kanë qenë një pjesë kyçe e rrjetit social që kur u lëshua gjatë vitit të kaluar dhe tani Google ka vendosur t’i ndërlidhë ato në Gmail.

Video biseda nuk është një veçori e re për Gmail, duke qenë me implementimin e parë në vitin 2008, por Google thotë që do të jetë një implementim më modern i video thirrjes – ku video bisedat e Gmail përdornin teknologjinë peer-to-peer, Hangoutët e Google+ përdorin “fuqinë e rrjetit të Google” për qëndrueshmëri dhe cilësi të shtuar.

Ju gjithashtu do të përfitoni gjëra tjera nga Hangouts, si mundësinë për të biseduar me nëntë persona tjerë përnjëherë – dhe natyrisht, opsioni për të përdorur “maskat” qesharake të video bisedës.

Ju poashtu mund të bisedoni drejtpërdrejt nga Gmail me njerëzit që e përdorin Google+ në pajisjet e tyre me Android ose iOS. Duke e parë përkushtimin e Google për Google+, nuk është befasi që të shohim rrugëtimin e veçorisë Hangout drejt shërbimeve të tjera. Për ata që janë duke shikuar në Hangout drejtpërsëdrejti nga Gmail, Google thotë që shërbimi do të fillojë sot dhe, si zakonisht, duhet të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit në javët e ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>