Softuer

Google Music është në mesin tonë!

May 12 2011
0 Shpërndarje
Google Music është në mesin tonë!

Të martën në Google I/O, kompania shpalosi Google Music Beta, që momentalisht është një faqe shfrytëzimi për ata që kanë ftesa, por përdoruesit do të shtohen brenda një të ardhme të afërt. E lajmi tjetër është se “produkti do të jetë pa pagesë për një afat të limituar”.

Shërbimi do të ofrohet në fillim për pajisjet Android dhe atë përmes uebit, dhe nga ajo që kemi arritur të shohim deri tani bëhet fjalë për një produkt të ngjashëm me iTunes, vetëm të vendosur në cloud. Këto janë disa prej veçorive:

– Do të funksionojë në të gjitha pajisjet Android
– Do të mund të krijoni lista të veçanta dëgjimi
– Do të mund të editoni informatat për këngën
– Muzika do të mund të dëgjohet edhe kur jeni offline
– Përdoruesit mund të ngarkojnë dhe ruajnë këngë në direktorium me bazë në cloud
 – Përdoruesit mund të sinkronizojnë automatikisht dhe pa tela listat nga uebi në pajisjet e lidhura dhe anasjelltas.

Shikoni videon e mëposhtme për më shumë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>