Vëzhgim

Google ndal censurimin në Kinë

Mar 22 2010
0 Shpërndarje
Google ndal censurimin në Kinë

Të hënën, Google ka ndalë censurimin e Google Search, Google News dhe Google Images në Google.cn, thuhet në një blog post të paraqitur nga shefi legal David Drummond.

“Përdoruesit që vizitojnë Google.cn tani ridrejtohen tek Google.com.hk, ku ne ofrojmë kërkime të pa censuruara në gjuhë të thjeshtë kineze, në veçanti të dizajnuar për përdorues në Kinë dhe të ofruara përmes serverëve tanë në Hong Kong” shkroi ai.

Siç është pritur, qeveria Kineze nuk u pajtua me lejimin e operimit të një Google të pa censuruar Google.cn. “Përcjellja tek Hong Kong është “tërësisht legale”” u shpreh ai.

“Ne shpresojmë se qeveria Kineze do të respektojë vendimin tonë, megjithëse ne jemi të vetëdijshëm se në çfarëdo momenti ajo mund të bllokojë shërbimet tona” shkroi Drummond.

Google vazhdon punon hulumtuese dhe zhvilluese në Kinë dhe do të mirëmbajë një ekip të shitjes në këtë vend. “Të gjitha vendimet kanë ardhur dhe janë implementuar nga ekzekutivët tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe asnjë prej punëtorëve tan në Kinë, nuk është e as që do të duhej të jetë përgjegjës për ato” shkroi Drummond.

Me 12 janar, Google shokoi botën kur paralajmëroi se do të ndalojë censurimin e rezultateve në Kinë, përkatësisht në Google.cn, sepse kompania ka qenë viktimë e sulmeve të hakerëve me origjinë në Kinë. Përmes sulmit hakerët vodhën përmbajtje të rëndësishme të Google dhe thyen llogaritë në Gmail të aktivistëve për të drejtat e njeriut. Google tentoi që të bisedojë me qeverinë Kineze në mënyrë që të operojë në baza ligjore me Google.cn pa censurim, megjithëse gjasat për këtë ishin pothuajse zero.

Google, me makinën e saj kërkuese të dedikuar veçanërisht për Kinë (www.google.cn), është bërë një vegël e preferuar e kërkimit për rreth 13 përqind të përdoruesve Kinez të webit.

Baidu.com, një makinë kërkuese Kineze, dominon tregun në Kinë me rreth 77% të përdoruesve, thuhet në një hulumtim të sponzoruar nga shteti.

Paralajmërimi i Google është pritur mjaft nga të tjerët. Kompanitë e internetit që operojnë në Kinë, tani përballen me një afat deri më 31 mars për të përtërirë licencat e tyre operuese në këtë vend.

Lajmet e fundit>