Lajmet

Google ndalon reklamat në ekranin e kyçjes në Android

Dec 5 2017
0 Shpërndarje
Ca prej tyre janë ES Explorer File Manager, Peel Universal Remote dhe Hotshpot Shield VPN. Google ndalon reklamat në ekranin e kyçjes në Android

Nëse jeni prej atyre që preferojnë të kenë aplikacione me pagesë, padyshim duhet të keni hasur në jetën tuaj një aplikacion falas por me një dyzinë reklama në të.

Në të shumtën e rasteve reklamat nuk janë të dëmshme dhe zakonisht shfaqen në ekran të plotë ose pjesë të ndryshme të ekranit kur po luani një lojë apo përdorni aplikacion.

Mund ti klikoni ose jo, por ato janë gjithnjë aty. Megjithatë disa reklamues kanë kaluar në abuzim tashmë dhe disa përdorues kanë gjetur aplikacione që vendosin reklama edhe në hapësirën e njoftimeve tek ndërfaqja e kyçjes.

Ca prej tyre janë ES Explorer File Manager, Peel Universal Remote dhe Hotshpot Shield VPN.

Megjithatë Google nuk ka për ta lejuar këtë gjë. Gjigandi i motorit të kërkimit përditësoi politikat duke ndaluar reklamat në ekranin e kyçjes dhe reklamuesit janë të ndaluar të vendosni reklama me përjashtim brenda aplikacionit.

Kjo nuk është hera e parë që Google sulmon këto praktika irrituese. Në 2013-ën Google ndaloi njoftimet e quajtura “Airpush”, reklama të cilat shfaqeshin në panelin e njoftimeve edhe kur nuk përdornit aplikacionin.

Prej kohësh Google ka nisur një fushatë agresive ndaj praktikave të tilla, sidomos në Android Oreo. Marshmallow ishte hapi i parë ku Google u dha përdoruesve më shumë kontroll mbi resurset harduerike dhe softuerike që përdornin aplikacionet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>