Lajmet

Google ndalon së shfaquri autorin e përmbajtjes në rezultatet e kërkimit

Aug 29 2014
0 Shpërndarje
Google ndalon së shfaquri autorin e përmbajtjes në rezultatet e kërkimit

080214_googleGoogle gjatë të enjtes lajmëroi që rezultatet e veta të kërkimit më nuk do të shfaqin emrat e autorëve që kanë të bëjnë me artikujt e paraqitur. “Etiketa për autorësi më nuk është e mbështetur në kërkimin në ueb,” lajmëroi Google në faqen zyrtare të kompanisë për mbështetje të përdoruesve.

E lëshuar në vitin 2011, veçoria ishte synuar që t’ju mundësojë autorëve që të deklarohen për përmbajtjen e tyre dhe të marrin ndjekës duke paraqitur punën e autorit në rezultatet e kërkimit. Një veçori Author Rank po ashtu premtonte që do t’i ndihmonte përdoruesit në filtrim të informacioneve të padobishme duke llogaritur reputacionin e autorit për të ofruar informacione të besueshme.

Por pas një eksperimenti prej tre vitesh, gjiganti i kërkimit në ueb përfundoi që veçoria nuk ishte aq e vlefshme për lexuesit sa shpresonte dhe nganjëherë madje paraqitej si një pengesë, shkroi në një postim në Google+ gjatë të enjtes, analisti i trendëve për uebmaster në Google, John Mueller.

“Ne kemi marrë shumë reagime të dobishme për të gjitha llojet e uebmasterëve dhe përdoruesve dhe kemi ndryshuar, përditësuar dhe kemi përgatitur njohjen dhe shfaqjen e informacioneve për autorësi,” shkroi Mueller.

“Fatkeqësisht, ne kemi vëzhguar edhe që ky informacion nuk është aq i dobishëm për përdoruesit tanë sa kemi shpresuar dhe madje mund të jetë pengesë për ato rezultate. Me këtë në mendje, ne e kemi marrë vendimin e vështirë për ndalimin e shfaqjes së shenjës së autorësisë në rezultatet e kërkimit.”

Mueller tha që testimet nga Google kanë përfunduar që largimi i informacionit për autorin nuk u dukën që zvogëlojnë trafikun e uebfaqeve e as që rrisin klikimet në reklama. Ai shtoi që ndryshimi nuk do të prekë postimet në Google+ nga shokët kur ato janë të përshtatshme për gjërat që kërkojnë përdoruesit.

Google ka qenë gradualisht duke shkuar drejt këtij drejtimi gjatë muajve të kaluar. Në qershor, kompania largoi fotografinë e profilit të Google+ dhe numëruesin e ndjekësve në Google+ nga rezultatet e kërkimit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>