Lajmet

Google ndan aplikacionin Drive, ofron aplikacione të veçanta për editim të dokumenteve

May 4 2014
0 Shpërndarje
Google ndan aplikacionin Drive, ofron aplikacione të veçanta për editim të dokumenteve

20120905-DSC_6548VERGE.0_standard_640.0Përdorues të Google Drive: përditësimi më i fundit në aplikacionin mobil mund të mos ju pëlqejë. Në një version të ri të aplikacionit – që së fundi u lëshua për iOS dhe që pritet të vijë së shpejti për Android – Google ka larguar mundësinë për të edituar dokumente.

Ndryshimi vjen së bashku me aplikacionet e reja që janë më vete si Docs dhe Sheets, të cilat tani lidhen me aplikacionin Drive.

Kur shkoni ta editoni një dokument në Drive, aplikacioni tani ju kërkon ta shkarkoni njërin nga aplikacionet e përmendura, nëse nuk e keni bërë tashmë. Skedari më pas do të hapet drejtpërdrejt në Docs ose Sheets sapo të keni instaluar aplikacionet. Ndryshimi mund të duket si gjë jo e përshtatshme, por ai është pjesë e lëvizjes së Google për të shpaketuar aplikacionin e vet Drive në aplikacione më konkrete me përdorime më specifike.

Drive tani përqendrohet në ngarkesën në cloud dhe menaxhim, ndërsa aplikacionet e ndara së fundi si Sheets dhe Slides (që pritet të vijë së shpejti) janë për të edituar dhe krijuar dokumente. Lajmi i mirë është që aplikacionet e tilla sjellin mundësinë e editimit offline dhe aplikacioni i përditësuar Drive përfshin një opsion për të ruajtur qasjen me fjalëkalim në ngarkesën tuaj cloud. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>