Harduer

Google ndërprenë porositë për versionin 16 GB të Nexus 7

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Google ndërprenë porositë për versionin 16 GB të Nexus 7

Mesa duket numri i kërkesave për versionin me 16GB të tabletit Google Nexus 7 ka tejkaluar pritjet e kompanisë. Javën që sapo lamë pas Google bëri të ditur përmes dyqanit të vet online se dërgesat e modelit 16GB do të vonoheshin një deri dy javë. Tashmë, dyqani nuk merr më fare porosi.

Të gjithë ata që duan të blejnë versionin 16GB që kushton 249 dollarë do t’ju duhet të presin pak. Maksimumi që kompania mund të bëjë për momentin është t’u ofrojë klientëve mundësinë që të njoftohen me e-mail kur tableti të jetë sërish në shitje.

Nexus 7 prej 16GB është shitur totalisht në GameStop, Kmart, Sam’s Club, Office Depot, Staples, B&H, Best Buy në Kanada dhe sipas The Guardian edhe tek Tesco në Britani. I vetmi vend ku keni një mundësi për ta gjetur mund të jetë eBay.

Megjithatë, Google vazhdon të pranojë porosi për versionin 8GB, që kushton 199 dollarë.

Tableti 7-polësh filloi të shitej në fillim të korrikut dhe punon me versionin më të fundit të Androidit. Është HD me rezolucion 1280×800 (216 ppi) dhe procesor katër bërthamësh. Deri tani është vlerësuar pozitivisht nga kritikët dhe media. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nexus
Lajmet e fundit>