Lajmet

Google ndërpret marrëveshjen për të drejtat e autorit me publikuesit francezë

Feb 4 2013
0 Shpërndarje
Google ndërpret marrëveshjen për të drejtat e autorit me publikuesit francezë

Google ka krijuar një fond prej 60 milionë EUR me qëllim për të zgjidhur problemin mbi fitimet e humbura nga botuesit francezë, që rezultojnë nga propozimi i një “takse link-u”, e cila detyron kompaninë të paguajë për cdo informacion me përmbajtje franceze që shfaqet në rezultatet e saj të kërkimit.

Franca është njëra nga shtetet europiane, së bashku me Gjermaninë dhe Belgjikën që ka qenë në konflikt me Google.

Botuesit e lajmeve shprehen se kompania duhet të paguajë komisione për të drejtat e autorit për shfaqjen e përmbajtjes së lajmeve sepse këto janë fitime të humbura nga reklama dhe abonentë të humbur kur lexuesit nuk klikojnë direkt në faqet web të botuesve.

Taksa mbi link-un- e cila do të detyronte Google të paguante për ripublikimin e lajmit – doli si zgjidhje në fund të vitit të kaluar, përvecse nëse Google pranon të bëjë marrëveshje.

Këto mosmarrëveshje tani janë zgjidhur, nga një nismë dyfishe e Google e lajmëruar gjatë të premtes në blogun zyrtar me presidentin francez, Francois Hollande.

Komponenti i parë i planit është krijimi i fondit për inovacion publikimi dixhital, prej 60 milionë EUR me qëllim për të nxitur publikuesit francezë në epokën dixhitale, “të ndihmojmë mbështetjen e nismave për transforimim dixhital për lexuesit francezë,” tha shefi ekzekutiv i Google, Eric Schmidt në postimin në blog.

Vendimi për taksën e link-ut ishte ndërmjetësuar nga qeveria franceze në emër të publikuesve, u shpreh një burim me dijeni mbi negociatat. (PC World Albanian)

Google

Tags >

Google
Lajmet e fundit>