Lajmet

Google ndihmon përdoruesit e Gmail të pastrojnë postën elektronike nga promocionet

Dec 18 2017
0 Shpërndarje
Karta ofron opsionin për anulimin e abonimit ose injorimin e njoftimit. Veçoria ende nuk është e disponueshme për të gjithë përdoruesit. Google ndihmon përdoruesit e Gmail të pastrojnë postën elektronike nga promocionet

Secili prej nesh ka patjetër një llogari Gmail të mbushur plot promocione të cilat nuk i kujtojmë kur jemi regjistruar, megjithatë Google ka përgatitur një zgjidhje.

Android Police raportoi se Google ka sjellë një veçori të re e cila bën të mundur anulimin e abonimeve për promocionet të cilat nuk i keni hapur për të paktën një muaj.

Veçoria e re, e cila funksionon jo vetëm në desktop por edhe aplikacionin mobil, përbëhet nga një kartë “Inbox Tip” e cila ju kërkon të anuloni abonimet për një dërgues të caktuar.

Karta ofron opsionin për anulimin e abonimit ose injorimin e njoftimit. Veçoria ende nuk është e disponueshme për të gjithë përdoruesit.

Veçoria e re do të funksionojë vetëm me e-mail-et që Gmail i konsideron si promocione.

Google vazhdimisht ka punuar për zhvillimin e aplikacionit duke sjellë funksionalitete të reja. Vlen të përmenden “Replikat Inteligjente” dhe “Monitorimi i Inbox-it.”

Gjithashtu në Shtator kompania solli një përditësim i cili konvertonte numrat e telefonit dhe adresat e e-mail-et në hyper-lidhje, duke kursyer kohë me kopjimin dhe ngjitjen e informacionit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>