Lajmet

Google ndihmon policinë në arrestimin e një personi pas gjetjes së fotografive në llogarinë e tij në Gmail

Aug 4 2014
0 Shpërndarje
Google ndihmon policinë në arrestimin e një personi pas gjetjes së fotografive në llogarinë e tij në Gmail

122477016-786x305Google ndihmoi policinë e SHBA-së për të arrestuar një person, pasi gjiganti i kërkimit informoi Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Humbur dhe të Shfrytëzuar (NCMEC) rreth fotografive eksplicite të një fëmije në llogarinë e tij në e-mail, raporton Busines sInsider. Personi, i cili më parë ishte shpallur fajtor për sulmim seksual të një fëmije 20 vite më parë, ishte kapur pasi policia ishte njoftuar për faktin që ai kishte dërguar fotografitë tek një shok. Google nuk ka komentuar në lidhje me raportin, por policia tregoi për stacionin televiziv të lajmeve KHOU Channel 11 që atyre nuk iu ishte dhënë qasja për fotografitë në fjalë, por i përdori ato për të ngritur një kërkesë për arrestim që më vonë gjeti fotografi të tjera për të cilat ai ishte arrestuar.

Një shqetësim rreth privatësisë lindi më herët gjatë këtij viti kur Google iu përgjigj një padie të sjellë kundër politikës së vet të skanimit të inbox-eve të përdoruesve të vet të Gmail-it. Ndonëse kishte bërë ndryshimin e kushteve të shërbimit për të shpjeguar që inbox-et skanohen automatikisht për të sjell reklama, Google më parë tha që ofron këshilla dhe informacione për NCMEC, siç shpjegon një postim në blog:

Që nga viti 2008, ne kemi përdorur teknologjinë “hashing” për të etiketuar fotografitë e abuzimeve seksuale të fëmijëve të njohur, duke na mundësuar që të identifikojmë fotografitë e dyfishta që mund të ekzistojnë diku tjetër. Secili imazh ofendues si rezultat merr një ID unike të cilën mund ta njohin kompjuterët tanë pa pasur nevojë që njerëzit t’i shohin ato sërish.

Ne jemi në biznesin e ofrimit të qasjes sa më të gjerë në informacione, por janë disa “informacione” të caktuara që kurrë nuk duhet të krijohen ose gjenden. Ne mund të bëjmë shumë për t’u siguruar që të mos të jenë në dispozicion online – dhe që kur njerëzit të provojnë të shpërndajnë këtë përmbajtje të gërditshme, ata kapen dhe ndiqen penalisht.

Policia e Hjustonit lavdëroi përfitimet nga teknologjia e Google, por, derisa aplikacioni është pozitiv në këtë rast, ai sërish ngrit shqetësime rreth privatësisë në Gmail. Përdorimi i teknologjive të ndërlikuara për të identifikuar kriminelë mund të japin tejkalime jashtë normave të pritshme, por shumë persona që janë zbatues të ligjit mund të mos jenë në dijeni që hollësitë dhe gjërat e tyre në inbox skanohen dhe

përpunohen nga Google. Nuk është e qartë nëse skanimi nga Google zgjerohet përtej produkteve të tjera përveç Gmail-it, si shërbimi i ngarkesës në cloud GoogleDrive. (PCWorldAlbanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>