Analiza

Google ndjen rrezikun e orës inteligjente Apple Watch, nxiton të përditësojë platformën Android Wear

Mar 11 2015
0 Shpërndarje
Google ndjen rrezikun e orës inteligjente Apple Watch, nxiton të përditësojë platformën Android Wear

lg-watch-urbane--6284.0.0Pozitat e Google në tregun e orëve inteligjente priten të tronditen shumë pas ardhjes në treg të Apple Watch ndaj dhe kompania po bën përpjekje të shumta për të ruajtur hegjemoninë e saj në treg. Një burim i afërt me ekipin e zhvilluesve të Android Wear ka zbuluar se përditësimi i ri i kësaj platforme do të sjellë mbështetje për Wi-fi, kjo do të thotë që opsioni si Google Now do të funksionojë dhe nëqoftëse ora nuk është e lidhur me një smartfon përmes Bluetooth-it. Shumica e orëve Android përfshijnë një lidhje Wi-fi kështu që ky përditësim do të aktivizojë këtë opsion për përdoruesit e tyre.

Përveç mbështetjes për wi-fi, ky përditësim do të sjellë dhe dy karakteristika të reja. E para është kontrolli me anë të gjesteve. Përdoruesi mund të kontrollojë njoftimet apo të navigojë në menunë kryesore të orës me anë të gjesteve dhe jo duke prekur ekranin. Ndërfaqja e përdoruesit gjithashtu do të pësojë disa ndryshime si pasojë e të cilave përdorimi dhe aksesimi i aplikacioneve në Android Wear do të jetë shumë më i lehtë.

Jo më larg se dje, gjigandi Apple zbuloi detajet e plota të orës inteligjente Apple Watch e cila do të hidhet në treg në 24 Prill. Lançimi i kësaj ore do të trondisë biznesin e orëve inteligjente, duke qënë se ajo do të sjellë një sërë karakteristikash inovatore dhe një dizajn të mrekullueshëm. Duket se Google ka parashikuar këtë gjë dhe kohet e fundit ka qënë tepër aktive në blogjet e saj me informacione rreth zgjerimit të ekosistemit të aplikacioneve të platformës Android Wear. Gjithsesi një krahasim i saktë mes dy platformave të orëve inteligjente është akoma herët për tu bërë. Asnjëra prej orëve nuk funksionon me smartfonin e kompanisë tjetër, kjo do të thotë që Apple Watch nuk do të mund të përdoret me një smartfon Android dhe orët Android Wear me një smartfon Apple. Por kjo është një strategji e menduar mirë nga të dyja palët, duke bërë që në një farë mënyre ato të jenë në pozicione të barabarta para konsumatorëve. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>